VIZITË E CARITASEVE DIOQEZANE TË SHQIPËRISË NË CARITAS SAPA

002

Në kuadër të procesit të integruar të trajnimit dhe qëndrueshmërisë së Caritaseve dioqezane në Shqipëri, Caritas Shqiptar përzgjodhi Caritasin Dioqezan Sapa për të zhvilluar një vizitë një ditore pranë këtij institucioni me qendër në Vau-Dejës.
Promotori i lëvizshmërisë së këtij grupi, Caritas Shqiptar nën përfaqësimin e znj. Elona Memetaj, ishte e shoqëruar nga të gjithë stafet e caritaseve dioqezane, të cilët u pritën nga stafi i Caritas Sapa.
Ky takim ishte të një rëndësie të veçantë për nga ana e përmbajtjes, me qëllim diskutimi mbi tratativat dhe orientimi i ardhshëm strategjik i caritaseve respektive.
Drejtori i Caritas Sapa, z. Nikolin Lekaj, pasqyroi gjithë veprimtarinë e Caritasit që ai drejton, ku u shpalosën më së miri vlerat humane dhe të bamirësisë në të cilën ky institucion kryen misionin e saj.
Administratori Dioqezan i Sapës, Dom Simon Kulli e vlerësoi shumë këtë takim njohës dhe miqësor mes këtij grupi, por në të njëjtën kohë shprehi edhe dëshminë e tij si drejtues ndër vite, ku padyshim puna në këtë institucion tha ai, është sa i mirë aq dhe i vështirë për t’iu përgjigjur nevojave të shtresave më të varfëra ndër të varfër. Nga ana e tij nuk mungoi edhe mirënjohja dhe falenderimi ndaj stafit aktual për angazhimin dhe drejtimin e duhur që stafi aktual i jep këtij organizmi të kishës dioqezane të Sapës. Madje inkurajoi edhe të pranishmit që tashmë janë pjesë e veprimtarisë së caritaseve të tjera që të ndjekin një shembull të tillë, në rimbëkëmbjen e duhur të institucioneve që përfaqësojnë.
Paneli i këtij takimi përbëhej edhe nga Sekretari i Caritas Sapa, z. Nest Marashi i cili foli mbi projektet që prej vitesh aplikohen në Caritas, dhe për mbarë veprimtarisë sociale të Caritasit. Në këtë panel nuk mund të mungonin edhe dëshim nga vullnetarë me karrierë mund të themi, që me kontributin e tyre modest janë bërë pjesë e mbarëvajtjes së misionit të Caritasit. Edhe prindërit që kanë fëmijët me aftësi ndryshe, ishin pjesë e këtij paneli, ku edhe pse mes emocioneve rrëfyen vështirësitë dhe problemet që dita – ditës hasin në shoqëri, e ndërsa si Caritas kanë gjetur strehën e grohtë të dashurisë dhe bamirësisë.
Takimi i ditës ka vazhduar më pas edhe me vizitat pranë zyreve të Caritasit, Shtëpisë së Bamirësisë si dhe vizita në familjet me persona me aftësi ndryshe. Nga kjo vizitë ato mbeten mjaft të kënaqur dhe u larguan me shpresën se do të bëjnë diçka të tillë edhe në vendet e tyre ku ato jetojnë dhe punojnë për veten dhe komunitetin.

003