URIMI I KRISHTLINDJES NGA IMZOT SIMON KULLI

Urimi04

“Vërtet, Hyji aq fort e deshi boten sa që e dha një të vetmin Birin e vet”(Gjn 3.16)

 

Fort të dashur Meshtarë, rregulltarë, besimtarë dhe njerëz vullnetmirë të dioqezës së Sapës,më lejoni që përmes kësaj letre te vij pranë jush me rastin e festës së madhe të Krishtlindjes.

Është Krishtlindja e parë për mua si Ipeshkëv i juaj,dhe së bashku jemi munduar të përgatitemi për misterin e Krishtlindjes.  Përmes angazhimeve shpirtërore që përjetuam në  Kohën e Shenjte të Ardhjes, tashmë gjendemi përpara një foshnje të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd (Lk 2.12).

Përballë këtij misteri, miq të dashur,  më lejoni qe në këtë Krishtlindje,nëmenyre të veçante të vendosem edhe unë  për të soditur Foshnjën hyjnore krah për krah me tësëmurët, tëvarfërit si dhe të gjithë bijtë dhe familjet shqiptare në emigracion që vështirësitë e ndryshme jetësore i kanë ndarë prej familjeve dhe të afërmve. Te gjithë ne miq të dashur mund t’i ofrojmë kësaj Foshnje varfërinë që na karakterizon në këtë Krishtlindje. Po ashtu, në të njëjtën kohë secili nga neështë i ftuar t’ia hapim zemrën kësaj Foshnjeje hyjnore, të mbështjellë me shpërgënj, sepse falë soditjes së Tij ne na ofrohet mundësia ta shohim realitetin me një sy tjetër, duke e shijuar fuqinë e brendshme të dashurisë së Zotit, dashuri e cila e shndërron hidhërimin nëgëzim, urrejtjen në dashuri dhe dobësinë në fuqi. Jezusi, i lindur nëvarfërinë e Betlehemit dëshiron të bëhet shok udhe i çdokujt që vuan në mjerimin dhe skamjen e varfërisë apo vështirësive sociale.

Në Krishtlindje kumtohet kjo grishje: “Ejani të shkojmë, pra, deri nëBetlehem e të shohim çka ndodhi-ngjarjen që na e kumtoi Zoti” (Lk2.15), që të përkulemi në adhurim para Foshnjës hyjnore dhe duke pranuar me zemër bujare gjithçka Ai na flet.

Te gjithë ne duhet tëmësojmë t’i ndjekim barinjtë në ecjen e tyre: “E gjeten Marinë, Jozefin dhe Foshnjën të venë në grazhd” (Lk 2.16). Pikërisht aty të dashur miq, në grazhdin e Betlehemit bashkohen qielli dhe toka. Aty ndriçon një dritë për të gjitha kohërat, aty përjetohet gëzimi, lind kënga e jetës sonë: Krishti dje, sot dhe përgjithmonë.

Angazhimi ynëqe buron në këtë Krishtlindje është ai i kapërcimit të paragjykimeve, rrëzimi i mureve qëndajnë, apo shkaktojnë dhunë dhe luftëndërmjet personave dhe popujve. Duhet të angazhohemi për tëndërtuar së bashku një botë drejtësie dhe paqeje. Ky angazhim kuptohet dhe ndërmerret vetëm falë soditjes sëFoshnjës hyjnore. Vetëm në Hyjin që bëhet njeri për ne, e ndiejmë veten të dashur dhe të pranuar duke zbuluar se jemi te çmuar, bij e bija të Hyjit, vëllezër dhe motra mes nesh.

“Vërtet, Hyji aq fort e deshi boten sa që e dha një të vetmin Birin e vet” (Gjn 3.16)

Hyji aq fort e do njeriun saqëpërvujtërohet deri nëatë pike duke u bërë vetë njeri. Akoma sot, me vështirësi arrihet të pranohet kjo madhëri dhe dashuri e pakufishme hyjnore, e cila tregohet nëthjeshtësinë dhe vogëlsinë e Foshnjës sëBetlehemit duke lartësuar dhe hyjnizuar natyrën tonënjerëzore. Jezusi akoma vjen në mesin e njerëzve, dhe atyre që e pranojnë u jep: “ Zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit”. Në përfundim të këtij mesazhi uroj me plot zemër që pranimi i Jezusit Zot në vogëlsinë e Foshnjës së Betlehemit të mund të ngjallë në ne dhe në të gjithë njerëzit vetëdijen për dinjitetin e lartë që misteri i Krishtlindjes na dhuroi.

Për shumë Mot Krishtlindjen!

Imzot Simon Kulli

Ipeshkëv i Dioqezës se Sapës