TRAJNIMI ME VULLNETARËT E CARITAS SAPA

DSC_2627

Në kuadër të projektit “Fuqizim i Caritaseve Dioqezane”, këtë fundjavë, datë 18.03.2017 në ambjentet e Caritas Sapa, u mbajt trajimimi i parë për vitin 2017 me grupin e vullnetarëve të Caritasit. Nën organizimin e këtij institucioni, morën pjesë 30 të rinjë e të reja të famullisë Vau-Dejës, të cilët janë pjesë e vazhdimësisë së veprimtarisë së Caritasit dhe që me vullnetin e tyre të lirë shërbejnë kudo që është e nevojshme, kryesisht në fushën sociale.

DSC_2704

E ftuar për të mbajtur ligjëratën e rastit ishte Pedagogia e Universitetit të Shkodrës, zj. Suela Ndoja. Tematika e këtij takimi ishte:
DIREKTIVA TË PËRGJITHSHME PËR TË PUNUAR ME PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR SIPAS QASJES PSIKOSOCIALE.

Gjatë kësaj ligjërate u diskutuan çështjet kyçe si:
1. Çështë paaftësia?
2.Barrierat për personat me aftësi të kufizuar;
3.Mirëqënia psikosociale e personave me aftësi të kufizuar;
4.Komunikimi mbështetës kundrejt komunikimit asertiv;
5.Përfshirja përmes aktiviteteve adaptuese psikosociale, etj.;

Takimi u zhvillua edhe me bashkëbisedim mes njëri – tjetrit, ku secili hodhi mendimet dhe idetë e tija për të krijuar një qasje të re rreth vullentarizmit, gjë e cila nxit pozitivitetin tek secili, dhe krijohen mundësi të frytshme bashkëpunimi mes palëve. Është për t’u vlerësuar se takimi shfaqi mjaft interes nga ana e pjesëmarrësve, ndërkohë që takimet e ardhshme do të vazhdojnë me shtimin e rrjetit të vullnetarëve edhe në famullitë e tjera të dioqezës.

DSC_2687