TË STËRVITUR PËR TË SHËRBYER

caritas_sapa_aktivitet

Caritas Dioqezan SAPA po ju jep një vëmëndje të veqant temës së Vullnetarizmit, janë të shumtë trajnimet e herë pas herëshme që organizohen për formimin e vullnetarëve si në kuadrin shpirtërorë ashtu dhe humane në shërbim ndaj të tjerëve.

Kjo formë e trajnimeve të tilla, ka bërë që secili kandidat të kuptojë më së miri rëndësinë e të qenurit vullnetar dhe të njohë vlerat e bamirësisë.

Nën kujdesin e stafit të Caritas Sapa, një takim i tillë trajnimi, u mbajt në ambjentet e etërve Karmelitan në Nenshat me temë: “Roli dhe rendesia e vullnetarizmit në komunitet”.

Në praninë e 25 të rinjëve, e ftuar për të ligjëruar për këtë temë ishte Suela Ndoja, psikologe klinike dhe pergjegjëse e aktiviteteve Socio-Terapeutike e Shoqatës Italo-Shqiptare “Projekti Shpresa” me qendër në Shkodër.
Në lidhje me tematikën që kishte përzgjedhur, gjatë ligjërimit të saj, psikologia foli mbi disa çështje kyçe të shërbimit vullnetar, si psh. Rëndësinë e angazhimit efektiv të vullnetarit; kompetencat bazë; lloji i vullnetarizmit; parimet; prërgjegjësitë dhe detyrat; lloji i komunikimit dhe trajtimit etj…

Në përfundim të këtij takimi, trajnimi u paraqit si një qasje bashkëkohore përmes së cilës synon formimin sa më të denjë të Vullnetarëve, harmonizimin e punës në grup, ndihmën dhe mbështetjen e madhe që duhet të kemi në komunitet si dhe ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin që të ofrojmë shërbimin me dashuri në praktikën e tyre të shërbimit si individual, ashtu edhe brenda rrjetit të vullnetarëve.