Qendra Ditore Zhvillimore

qendra_ditore_01

Personat me Aftësi Ndryshe në dioqezën tonë përballen me vështirësi nga më të ndryshmet dhe mundësitë i kanë tepër të pakta për t’u integruar në komunitet. Nisur nga kjo, Caritas-i Dioqezan nëpërmjet një iniciative, që në shtator të vitit 2014 ka hapur në Vau-Dejës Qendren Ditore Zhvillimore, e para e këtij lloji në dioqezën e Sapës. Kjo iniciativë ka për qëllim që, Personave me Aftësi të Kufizuar t’iu krijohet një vëmendje dhe përkrahje e veçantë dhe të mundësojë integrimin shoqëror dhe social në komunitet, argëtimin e zbavitjen e tyre.

Personat me aftësi ndryshe janë midis nesh dhe të gjithë bashkë të bëjmë të mundur që ata të jenë të vlefshëm për veten, për familjet e tyre si dhe për komunitetin ku bëjnë pjesë. Ne punojmë për ndërtimin e një shoqërie me vlera dhe në të cilën dinjiteti i çdo individi mbrohet dhe respektohet pa marrë në konsideratë ndryshimet apo karakteristikat individuale.

Aktualisht shërbimi i kësaj Qendre shtrihet vetëm në Vau-Dejës me fshatrat përreth, me një pjesëmarrje prej 16 Personave me Aftësi të Kufizuar. Me shtrirjen më gjerë të kësaj Qendre në të ardhmen, presim që të përfshihen edhe persona të tjerë.
Me ndihmën e vullnetarëve që animojnë, për Personat me Aftësi ndryshe kjo Qendër është një dritare që shikon përtej asaj rutinës së përditshme, një vatër e ngrohtë dashurie dhe një rreze shprese se ditë më të bukura do të jetojnë. E gjithë kjo iniciativë ka një impakt të mirë për shërbimet që ofrohen.

qendra_ditore_02Veprimtaria e Qendrës Ditore Zhvillimore:
– Zhvillim i kapaciteteve të personave me aftësi ndryshe;
– Trajtim psiko – social;
– Punime artisitike me dorë dhe promovimi i tyre nëpërmjet panaireve, të cilat kanë një vëmendje të
veçantë duke u pëlqyer nga komuniteti.;
– Bashkëndarje dhe njohje mes personave me aftësi ndryshe dhe familjarëve të tyre;
– Aktivitete me përmbajtje argëtuese, kulturore e sportive;

Ajo çka e dallon këtë qendër me të tjerat është identifikimi i aftësive pozitive dhe puna e orientuar drejt këtyre aftësive. Këto aftësi vihen në funksion të përmirësimit të talenteve të ndryshme që kësaj kategorie individësh nuk i mungojnë. Integrimi social i këtyre personave ka qenë dhe është një nga principet kryesore të Caritas Sapa, i cili ka bërë të mundur ngritjen e kësaj qendre. Ne besojmë se tek ata qendra zhvillimore do te sjell, përmirësim të vetëvlerësimit dhe për rrjedhojë krijimin e autonomisë ndaj familjes dhe të gjithë komunitetit.

qendra_ditore_03

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>