Varfëria Ekstreme

Njё ndёr problemet shqetёsuese nё Dioqezёn tonё ёshtё se shumё familje jetojnё nё njё varfёri ekstreme. Pjesa mё e madhe e kёtyre familjeve jetojnё nё zonat malore duke pasë parasysh se edhe pozita gjeografike e kёsaj Dioqeze ёshtё e pёrbёrё nga 84 % terren malor dhe 16% terren fushor. Njё nga arsyet kryesore tё kёsaj gjendjeje ёshtё papunёsia. Asistenca sociale e ofruar nga organet pёrgjegjёse pёr kёtё kategori familjesh ёshtё e pamjaftueshme pёr tё pёrballuar jetesёn. Mungesa e tё ardhurave nё familje, ka bёrё qё kёto tё bёjnё njё jete jashtё kushteve normale. Njё faktor tjetёr ёshtё edhe mungesa e krahut tё punёs sepse ka familje qё kanё shumё fёmijё apo pёrsona me aftёsi tё kufizuar. Janë të shumta ato familje ku mjerimi mbizotëron dhe është ulur këmbëkryq.

Sipas një raporti që disponojmë ne si zyre e Caritasit dioqezan, shifrat flasin për një rritje drastike të varfërisë. Janë me qindra familje që marrin borxh për bukën e gojës dhe produkteve bazë të konsumit të përditshëm. Shtrejtimi i jetës së qytetarëve dhe ulja e mirëqënies së tyre janë faktorët kryesorë që çojnë në këtë gjendje varfërie familjet tona.

Duke marrё shkas nga gjendja nё tё cilёn ndodhen shumё familje tё tilla, që nga viti 2006 e nё vazhdim Caritas Dioqezan Sapa, nёpёrmjet projektit “Luftё ndaj varfёrisё ekstreme“, ka ndihmuar rreth 60 familje nё muaj kryesisht me ushqimet e shportёs por edhe asortimente tё tjera. Por vitet e fundit numri i këtyre familjeve ka ardhur duke u rritur. Përmes kësaj ndihme Caritasi si organizatë bamirëse është munduar të zbusë sadopak varfërinë, por kjo iniciativë ka shërbyer edhe për ndërgjegjësimin e komunitetit, ku secili jep diçka nga vetja e tij për të gëzuar një individ apo familje tjeter.

Jemi në tentativa të vazhdueshme për të kërkuar fonde bamirësie, që falë të ardhurave të grumbulluara të mund të rrisim numrin e familjeve të ndihmuara nga ky Caritas. Dhe kjo është një sfidë për Caritasin, që gjithmonë ka në parim luftën ndaj varfërisë ekstreme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>