Qëndrueshmëria e Caritaseve Dioqezane

Caritas Shqiptar në bashkëpunim me organizatën e njohur gjermane Renovabis ka filluar zbatimin e një projekti të ri me titull “Procesi i integruar i trajnimit” që do të thotë “Qëndrueshmëria e Caritas-eve dioqezane në Shqipëri”. Përfitues i këtij projekti është edhe Caritasi Dioqezan i Sapës. Ky projekt do të zgjasë tre vjet dhe është i një rëndësie të veçantë për faktin se i jep qëndrueshmëri vazhdimësisë së veprimtarisë bamirëse të Caritasit.

Zbatimi i projektit ka filluar që në janar të vitit 2015 me organizimin e takimit të parë, i cili koonsistonte në të kuptuarit më mirë të procedurave të fillimit të projektit, mjetet e brendshme të komunikimit, hartimin e tabelës së stafit të projektit, rolet përkatëse dhe përshkrimin e punës së secilit. Përmes koordinatorëve të këtij projekti është bërë dhe prezantimi i plotë i tij, me qëllimet, synimet dhe rezultatet që do të arrihen. Përfshirja në këtë projekt e Caritasit dioqezan Sapa është shumë e rëndësishme për faktin se fuqizohet përgjigjia ndaj nevojave të komunitetit ku shtrihet dioqeza e jonë. Gjithmonë ka qenë parësore që të kemi një vëmendje të veçantë ndaj luftës kundër varfërisë apo edhe problemeve të tjera sociale, që janë pjesë e pandashme e banorëve. Pavarësisht zonave ku shtrihen këto banorë, gjithmonë është identifikuar nevoja e përbashkët për t’i ndihmuar ato.

Përveç kësaj, projekti në fjalë ka krijuar një mundësi financimi edhe për krijimin e ëeb faqes online në internet dedikuar gjithë veprimtarisë së Caritas Sapa. Një risi kjo që vlen për komunitetin dhe më gjerë që të mirëinformohet mbi rolin dhe kontributin e Caritasit, mbi gjithë veprimtarinë dhe ndërhyrjet lehtësuese për grupet në nevojë.

Një tjetër qëllim i këtij projekti është dhe mundësia e rritjes profesionale të stafit që operon në Caritas, ku përmes trajnimeve dhe programeve të ndryshme ky staf i përgjigjet praktikës së punës në terren. Në këto trajnime nuk përjashtohen formimet edhe me grupet e vullnetarëve dhe bashkëpunëtorëve, të cilat krijojnë një impakt dhe rritë kapacitetin e këtyre personave në mobilizimin e komunitetit. Po ashtu kërkohet edhe raportimi i çdo aktiviteti të realizuar në fushën e Caritasit.

 

————————————————————————————————-

 

Vullnetarizmi si njё nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit nё dioqezёs sё Sapёs.

Rёndёsia e përfshirjes sё vullnetarve nё veprimtarinё e Caritas-it dioqezan Sapa, kryesisht nё atё tё shёrbimit ndaj pёrsonave me aftёsi tё ndryshme ka qenё dhe vazhdon tё jetё njё nga prioritetet mё tё rёndёsishme tё Caitas-it qё nga themelimi i tij.
Nё themel tё kёtij motivi qёndron Fjala e Ungjillit, vepra e dashurisё dhe e bamirёsisё.
Shtresa te ndryshme tё shoqёrisё nё shumё situata ndodhen nё vёshtirёsi si shkak i problemeve sociale por edhe fatkeqёsive natyrore. Duke u pёrballur me njё situatё tё tillё, lind nevojshmёria e shёrbimit vullnetar.
Pёrfshirja nё njё aktivitet tё tillё (vullnetarizёm), ёshtё shprehje e qartё e dashurisё ndaj atij qё ka nevojё, ndaj atyre qё ndodhen nё vёshtirёsi, ёshtё njё pasqyrim i vlerava njerёzore tё tё ofruarit.
Tё rinjё tё kёsaj Dioqeze, nё raste tё nevojshme, kanё shprehur vullnetin e tyre pёr tё qenё sa mё pranё ndaj kategorisё sё pёrsonave me aftёsi ndryshe, pasi ёshtё pikёrisht kjo shtresё e shoqёrisё qё ka nevojё pёr pёr njё pёrkrahje mё tё madhe, pёr njё mbёshtetje mё tё gjerё si dhe njё barazi morale e sociale me tё tjerёt.

vullnetarizmi02

Nisur nga deshira e kёtyre tё rinjёvё tё cilёt janё gjithmonё tё gatshёm tё vihen nё shёrbimin e komunitetit. Caritas-i dioqezan Sapa në kuadër të projektit “Qëndrueshmëria e Caritaseve Dioqezane në Shqipëri” i Financuar nga Renovabis, po zhvillon takime tё ndryshme pёr rekurtimin dhe formimin e vullnetarёve, nё mёnyrё qё tё kenё njё nivel mё tё lartё tё angazhimit dhe shёrbimeve nё komunitet. Vullnetarizmi ka qenё dhe do tё mbetet gjithnjё pjesё e pёrgjigjes sonё ndaj nevojave tё shoqёrisё, nevojave tё individёve tё grupeve vunerabёl etj…
“Vullnetarёt e vёrtetё janё dёshmitarё tё bamirёsisё, punёtorё tё paqёs, artizanët e drejtësisë dhe solidaritetit“- ka cituar Papa Françesku nё takimin e mbajtur ne Vatikan me rastin e ditёs sё vullnetarizmit.

Arsyet pёr tё bёrё vullnetarizёm janё tё shumta, por kryesorja ёshtё dashuria pёr tё ndihmuar tё tjerёt. Vullnetarizmi ju ofron mundёsi tё shkёlqyera pёr zhvillimin tuaj profesional dhe rritjen e aftёsive tuaja pёrsonale.

Formimi i vullnetarëve të Caritasit

Në kuadrin e zbatimit të projektit “Qendrueshmeria e Caritaseve dioqezane” i financuar nga, Renovabis, Caritas Sapa po zhvillon disa trajnime me vullnetarët.

Në vazhdën e këtyre takimeve me datën 25 qershor 2015, pranë ambjenteve të Caritas Sapa, u zhvillua formimi i tretë me Vullnetaret mbi Emergjencat civile, ku pati për relatore punonjësen sociale të Caritasit Shqiptar, Enkeleda Çama, një njohëse e mirë e kësaj fushe. Kjo temë u prit me interes nga vullnetarët e Caritas Sapa, të cilët morën si angazhim studimin e territorit të dioqezës ku do të ndërtohet dhe një hartë mbi terrenet ku mund të jenë më të rrezikuara nga rrisqet natyrore. Formimi ishte një ditor i mbushur me ligjërata, punë në grupe dhe informacione. Është takimi i tretë që u zhvillua, ku theksojmë se, takimi i parë u mbajt me temë: “Rëndësia e vullnetarizmit në Kishë” mbajtur nga Vikari Gjeneral i Sapës, Dom Simon Kulli,  dhe vullnetarja nga Italia Rosela Veronesi; Takimi i dytë iu kushtua temës: “Roli i vullnetarizmit në shoqëri” me relatore Prof. Marina Ndrio, Pedagoge e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

forcimi_i_vullnetareve02

Vlen të përmendim se në të gjitha këto takime formuese, tregohet një pjesëmarrje e gjerë e vullnetarëve të Caritasit, që tashmë janë pjesë e organigramës së kësaj zyre dhe me ndjenjën e tyre të humanizmit vihen në dispozicion dhe shërbejnë në çdo projekt që ndërmerr Caritas Sapa në të mirë të komunitetit.

forcimi_i_vullnetareve03

————————————————————————————————-

MOBILIZIMI I KOMUNITETIT

Ditët e fundit të tetorit, Caritas Dioqezan Sapa organizoi Workshopin me temë “Mobilizimi i Komunitetit”.  I ftuar për këtë trajnim dy ditor ishte Paul Cromwell, trajnues dhe konsulent për Organizimin e Komunitetit, i cili u prit nga 50 të rinjë e të reja ku patën fatin të marrin këtë eksperincë mjaft të vlefshme për të ardhmen.

Gjatë dy ditëve punë intensive u diskutuan mjaft problematika shqetësuese ku secili prej nesh i ka pjesë të jetës së tij në komunitetin ku jeton. Natyrisht lind pyetja: Si mund ti zgjidhim ato? Nisur nga kjo, u prezantuan disa pika kryesore që çojnë në organizimin e Komunitetit ku zëri i tyre të dëgjohet  dhe të pranohet pranë organeve përkatëse që bëjnë të mundur zgjidhjen e problematikave. Kryesisht u fol shumë për Parimet dhe pregatitjet për negocim.

Këtë nismë që është e para e këtij lloji mbajtur në Caritas Dioqezan Sapa e përshëndeti edhe bariu i Sapës, Imzot Lucjan Avgustini, i cili përveç falenderimeve shprehi edhe dëshirën e tij të madhe që të jetë afër komunitetit dhe besimtarëve të grigjës së tij duke bashkëndarë nevojat dhe problematikat që e shqetësojnë komunitetin.

Nga ana e të rinjëve ky trajnim u vlerësua shumë, ku secili shprehi përshtypjet e veta dhe krijoi një impakt se duke u organizuar ne mundemi …

MOBILIZIMI03

MOBILIZIMI02

MOBILIZIMI01

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>