Qëndra Dёgjimore

Caritasi si strukturё e Kishёs Katolike, ka nё qendёr tё vёmendjes vёshtirёsitё sociale, dhe problematikat që hasen çdo ditë tek personat apo grupet e ndryshme tё shoqёrisё dhe komunitetit ku shtrihet dioqeza. Duke parë nevojën për t’i evidentuar, akumuluar dhe për të qenë sa më afër këtyre problemeve, Caritas Sapa, me miratimin e vetë Ipeshkvit, Imzot Lucjan Avgustini e pa të arsyeshme hapjen e Qendrës Dëgjimore. Kjo zyre lindi me 1 janar të vitit 2012 dhe vazhdon të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Qendra qёndron e hapur tre herё nё javё.

Ditёt dhe orari i pritjes janё:

E Hёnё             09:00  – 12:00

E Mërkure       09:00  – 12:00

E Premte         09:00  – 12:00

degjimoreGjatё kёsaj periudhe, nё kёtё Qendёr janё paraqitur dhe vazhdojnë të paraqiten persona të cilët kanё shfaqur shqetёsimet e tyre nё lidhje me vёshtirёsitё e pёrballjes së jetesës. Këto persona janë tё moshave dhe gjinive tё ndryshme, kryesisht tё Dioqezёs sonё, por nuk kanë munguar edhe të zonave tё tjera jashtё Dioqezёs. Puna e kësaj qendre ka qenë mjaft produktive duke arritur të evidentojë në detaje më të hollësishme gjendjen social-ekonomike të shumë individëve, familjeve apo edhe grupeve tё ndryshme shoqёrore të cilët janë mirëpritur dhe rregjistruar pranë kësaj qendre.

Ndër problematikat mё të mëdha që janë shfaqur, të cilët kanë qenё dhe vazhdojnë tё jenë  prezente në jetën e besimtarëve, janë: varfёria ekstreme, e cila është ulur këmbëkryq pranë vatrave të tyre; shumë familje jetojnë në banesa tejet tё amortizuara madje tё dalura jashtё funksionit pёr banim; mospёrballimi i problemeve shёndetёsore (ilaçe, vzita, operacione) etj.

Kjo qendёr vazhdon tё qёndrojё e hapur duke u vёnё nё shёrbim tё pёrsonave nё nevojё nёpёrmjet asistencёs teknike: dёgjimit, diskutimit, shtjellimit tё problemit si dhe ofrimit me ndihmё sipas prioriteteve qё Caritasi ka.

Kontakte: Gjovalin Marku

Cel: +355 67 204 6465

Tel&Fax: +355 2 612 0176

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>