Emergjencat Civile

Duke qenë se dioqeza e jonë ka një shtrirje gjeografike shumë të gjerë, ku sipërfaqen më të madhe të kësaj shtrirjeje e mbulon relievi malor, ndaj dhe është e predispozuar që shpesh herë të preket nga fatkeqësitë natyrore, kryesisht gjatë stinës së dimrit. Konkretisht preket nga reshjet e dëborës dhe shiut, ku këto të fundit kanë krijuar përmbytje të mëdha, duke çuar deri në izolimin e plotë të banorëve, e madje iu ka shkaktuar edhe dёme tё mёdha, qofshin ato materiale por edhe bujqёsore e blegtorale.  Situatat e tilla kanë qenë shpeshherë kaotike ku vetë banorëve iu është krijuar një tension me frikën se gjendja do përkeqësohej edhe më tepër. Ka pasë edhe në ato raste që është bërë edhe evakuimi i ndonjë familjeje për shkak se niveli i ujit ka arritur në masë të madhe dhe ka krijuar përmbytjen.

Në lidhje me këtë gjendje, Caritasi Dioqezan çdo vit ka pregatitur një plan-projekt, dhe është i angazhuar vazhdimisht me të gjitha mundësitë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në çdo rast rreziku. Verifikon situatën në terren dhe qëndron në kontakt për të qenë prezent e të gatshëm për çdo emergjencë.

Kronologjia e përmbytjeve:

 

  • Në vitin 2002-2003 është përmbytur zona Mnelë-Vig

 

Vig-Mnel 2003

Vig-Mnel 2003

Përmbytja që ndodhi në vitin 2002-2003 solli dhe emergjencën e parё me të cilën u përball Caritas Dioqezan Sapa. Si pasojё e reshjeve të shumta të shiut, shumё familjeve iu shkaktuan dёme tё mёdha. Madje, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Gjadër, disa banorёve ua ka rrёmbyer shtёpitё e tyre nё tё cilat jetonin duke i kthyer ato tё pabanueshme. Gjithashtu, iu janё rrёmbyer tokat, blegtoria e shumё materiale tё tjera. Nga kjo situatë e krijuar, Caritas-i Dioqezan ka shprehur gatishmërinë e tij të plotë së bashku me vullnetarët e tij, dhe ka shkuar i pari në vend ngjarje, duke iu ofruar fletçadra për strehim, shtretёr, batanie, veshmbathje, si dhe ushqimin e nevojshёm për disa ditë me radhë.

  • Në vitin 2010- 2011 është përmbytur zona e Nën/Shkodrës

 

Kisha Dejes 2011

Kisha Dejes 2011

Përmbytjet që ndodhën në zonën e Nën/Shkodrёs në vitin 2010 – 2011 prekën edhe territorin e Dioqezës së Sapës. Uji pati mbuluar oborret  e disa shtëpijave që ndodhen në ultësirën e Vau-Dejësit. Në Kishën “Lindja e Zojës” në Dejë, niveli i ujit arriti në oborr deri në 60 cm. Mund të themi se nuk përjashtohen edhe rastet ku uji ka hyrë brenda shtëpive, por që nuk solli dëme të mëdha materiale. Thkesojmë se kjo përmbytje përfshiu më tepër fshatrat e dioqezës së Shkodrës, dhe shumë familje u detyruan të linin shtëpitë e tyre dhe të strehohen tek të afërmit apo në qendra komunitare si: shkolla,  konvikte dhe ish-reparte ushtarake. Këtyre familjeve iu janë dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake, rezervat ushqimore pёr blegtorinё, etj. Zona më e përmbytur dhe më problematike ka qenë Dajçi i Bregut të Bunës, dhe emergjenca për “ndihmë” ishte në shkallën maksimale. Duke marrë shkas nga kjo gjendje e krijuar, gjatë kёsaj kohe, Caritas-i Dioqezan i Sapës edhe pse jo në territorin e tij, me ndihmёn e vullnetarёve ka dërguar disa kamionё me veshmbathje dhe asortimente ushqimore. Po ashtu me familjet e komunitetit Rom, të  evakuara në ish-repartin ushtarak në Rrenc ju ka dërguar ndihma nё  ushqime  e veshmbathje, si dhe kanë zhvilluar  aktivitete animacioni me fёmijet e tyre.

  • Në vitin 2011-2012 është izoluar e gjithё zona e veriut të dioqezës nga reshjet e dёborёs

 

Pukë 2012

Pukë 2012

 Nga reshjet e dёborёs, çdo vit izolohen shumë familje në zonat Tropojё, Lekbibaj, Pukё, Iballё etj. Periudhat më të vështira që mund të përmendim, ishin vitet 2005, 2011-2012, ku këto zona u bllokuan totalisht dhe u përballen me pasojat që sollën reshjet e shumta të dëborës. Kjo ndodh edhe për vetë faktin se, kjo zonё ka një infrastrukturё tё amortizuar dhe njё mangёsi tё madhe investimesh. Institucioni që u është gjendur më pranë se askush banorëve të zonave malore ishte Caritas-i dioqezan, i cili mori masat e duhura për t’iu ardhur në ndihmё atyre familjeve të cilat nuk kishin mjaftueshёm asortimentet ushqimore  për të përballuar situatën që ishte krijuar. Gjatë periudhёs së dimrit, kryesisht kur ka reshje të mëdha dëbore, ndihmohen rreth 300 familje nё kёto zona.

Duke përfshirë të gjitha kёto raste tepёr tё vёshtira pёr popullatёn, Caritasi ka dhёnё kontributin e tij duke u ofruar me ndihma si nё ushqime, veshmbathje etj. duke bërë që të dëgjohet një zë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>