PËRMBYLLJA E KAMPIT VEROR ME FËMIJËT

003

Aventura e Kampit Veror për fëmijët këtë fundjavë ka shënuar përmbylljen e tij. “Koha për aventur” Kjo ishte dhe motoja e këtij kampi. Pas 10 ditëve mësimi, argëtimi dhe zbavitje të angazhuara dhe mjaft intensive, dita e përmbylljes ka qenë e shoqëruar me mjaft surpriza duke shijuar së bashku muzikë, lojëra e kërcime, gjëra të cilat e kanë bërë këtë ditë të gëzueshme dhe të paharrueshme për të gjithë fëmijët që kanë qenë pjesë e këtij kampi.

002

Është Caritas dioqezan Sapa dhe Famullia e Shën Nikollit Vau Dejes, të cilët për të pestin vit radhazi organizojn kete kamp veror mjaft argëtues dhe edukativ, duke ofruar kështu një mundesi ndryshe për fëmijët për të kaluar ditët e veres. Mbylljen e aktivitetit të kampit veror e ka përshëndetur edhe Ipeshkëvi i zgjedhur i Sapës, mons. Simon Kulli, i cili me falenderimet e përzemërta drejtuar organizatorëve, ka përshendetur fëmijët që iu përgjigjen pozitivisht pjesëmarrjes, e njëkohësisht iu ka uruar pushime sa më të bukura gjatë ditëve të verës.

001mons. Simon Kulli, falenderoi stafin dhe animatorët për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e ditëvë të kampit, dhe premtoi se dyert e Caritasit dhe të Famullisë do të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë të rinjtë, fëmijët duke iu ofruar dhe mbështetur në çdo aktivitet argëtues dhe formues.