PANAIRI I PUNIMEVE NGA PERSONAT ME AFTESI NDRYSHE

PANAIRI I PUNIMEVE NGA PERSONAT ME AFTESI NDRYSHE

Edhe këtë vit, në fillim të kohës së Ardhjes u mbajt panairi i punimeve të punuar nga duart e personave me aftësi ndryshe. Ky panair u zhvillua nën kujdesin e veçantë tëipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kulli dhe tëCaritasit dioqezan Sapa.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm vetë akotrët e këtij panairi, stafi i caritasit meshtarë e motra, intelektualë të fushave të ndryshme, si dhe vullnetarët. Ky aktivitet i përvitshëm ngjalli interes të madh, përmes së cilës promovohen vlerat shpirtërore dhe sociale të këtyre personave, një mënyrë kjo që mos të jenë të dinstancuar nga shoqëria dhe komuniteti ku ato jetojnë.

Është qendra ditore e ngritur nga Caritasi dioqezan, e cila nëpërmjet kujdesit, mësimit dhe aktiviteteve të ndryshme që kjo qendër organizon, iu jep mbështetje dhe krahë për të ecur përpara në jetë edhe pse ndodhen në kushte të tilla fizike.

Gjatë ceremonisë së hapjes së panairit, në fillim iu uroj mirëseardhjen Drejtori i Caritasit dioqezan i cili falenderoi të pranishmit dhe gjithë njerëzit vullnetmirë që tregojnë kujdesin dhe dashurinë humane për personat me aftësi ndryshe. Në mënyrë të veçantë ai falenderoi bariun e kësaj dioqeze, i cili me mbështetjen e tij personale dhe institucionale është shtylla kryesore  ku personat me nevoja të veçanta ndjehen të vlerësuar e të realizuar në vetvete duke i mbajtur afër, e duke mos i mënjanuar në asnjë mënyrë. Ndërsa Ipeshkvi, Imzot Simoni, vlerësoi shumë punën dhe misionin bamirës që Caritasi bashkë me ndihmën e vullnetarëve të tij, ndërmerr në iniciativat e tij institucionale, ku duart e këtyre personave bashkohen me duart tona tha ai, duke realizuar këto vepra edhe pse të vogla por janë të mrekullueshme dhe me dashuri të madhe. Tashmë së bashku jemi një familje e madhe tha ai, ku Caritasi nëpërmjet bamirësisëështë mushkëria ku dioqeza merr frymë.

Në panair u shfaqen punime të ndryshme si piktura nga më të ndryshmet, qëndisje me dorë, betleme dhe punime të tjera në tjegull dhe me qira. Panairi do të qëndrojë i hapur për 10 ditë me radhë dhe pritet të vizitoht nga shumë persona të cilët shohin nga afër punën e demonstruar, të konkretizuar e të përqafuar me dashuri nga personat me aftësi ndryshe.

Është një mënyrë e shkëlqyer kjo e aplikuar nga Qendra Ditore e Caritasit dioqezan, e cila i ka fillimet e saj si ecje nga gjërat e vogla, dhe duke u rritur dita-ditës ka arritur që në ditët e sotme të realizojë gjëra të mëdha, ku së bashku me vullnetarët e kësaj qendre arrijnë të japin nga vetvetja dhuratat që Zoti iu ka dhuruar, duke i bashkëndarë me të tjerët, konkretisht me personat me aftësi ndryshe.