NË NDIHMË TË FAMILJEVE TË IZOLUARA NGA DËBORA

DSC_1471

Këto ditë të para të Janarit, shumë zona, kryesisht ato të zonave malore po kalojnë momente të vështira për shkak të kushteve atmosferike të motit që ka përfshirë të gjithë vendin dhe rajonin tonë. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Caritas Sapa ka shprehur gatishmërinë e tij për t’iu ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë me ndihma konkrete si miell, ushqime, veshmbathje dhe batanije. Ekipi i punës i ngritur pranë Caritasit që sot ka filluar shpërndarjen në terren të ndihmave, duke parë më nga afër situatën e kamofluar nga moti dhe temperaturat e ulëta, gjë të cilat kanë bërë që për shumë familje kjo situatë të mos përballohet nga ana e tyre. Përveç mbështetjes së vazhdueshme që familjet në nevojë kanë pasur, emergjenca e krijuar ka qenë përparësi e punës së Caritasit në këtë fillim të këtij viti. Ndihma e parë është drejtuar drejt familjeve të zonës së Pukës, ndërsa po pregatitemi edhe ndihma për familjet e tjera për zonën e Tropojes dhe me gjërë.

DSC_1459

DSC_1443

DSC_1254