KAMPI VEROR ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE

KAMPI VEROR ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE

Ditët e nxehta të verës tashmë kanë filluar. Secili nga ne përpiqet që të mund t’i kalojë këto ditë jo vetëm me punë dhe me angazhimet e jetës së përditshme, por duke pasur edhe një farë gërshetimi mes pushimit dhe argëtimit.

E ndërsa ne mendojmë për këtë gjë, Caritas Dioqezan Sapa ka menduar që edhe për Personat me Aftësi ndryshe, të krijojë një tjetër dimension të ri relaksi, pushimi dhe argëtimi në një format ndryshe nga herët e tjera, duke iu ofruar mundësinë e plazhit, një risi kjo që sjell jo vetëm të mirat fizike e shëndetësore për këto persona, por edhe integrimin maksimal në shoqëri, dhe të ndjerit të barabartë me të tjerët.

KAMPI VEROR ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE


Kështu, pas aktiviteteve të shumta që Caritasi ka zhvilluar gjatë gjithë vitit nëpër famulli të ndryshme, tashmë është shpërngulur pranë bregdetit të Shëngjinit, në qendrën e pagëzuar me emrin “Imzot Lucjan Avgustini”, 
Është për t’u vlerësuar shumë puna e stafit të Caritasit që me çdo kusht mundohet që t’ju japë gëzimin dhe buzëqeshjen e merituar të tillë personave. Vera do vazhdojë sërish dhe me veprimtari te tjera te kesaj natyre, ku pritet të shtohen edhe më shumë personat me aftësi ndryshe pjesëmarrës

KAMPI VEROR ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE