Historiku i Shtepisë së Bamirësisë

Shtëpia e Bamirësisë, Vau-Dejës

image001 Nxitur nga shembulli i Nënë Terezes që gjithë jetën e saj ia kushtoi veprës së dashurisë, Caritas Dioqezan Sapa falë bamirësisë së donatorëve të ndryshëm, në vitin 2012, bëri të mundur të ndërtojë Shtëpinë Rezidenciale të Bamirësisë pranë selisë së Ipeshkvisë së Sapës në Vau-Dejës.
Nëpërmjet realizimit të kësaj vepre bamirësie u krijua një vatër e madhe e ngrohtë, një palestër dashurie për një kategori njerëzish që kanë më shumë nevojë se askush tjetër për këtë ngrohtësi dhe dashuri. Kjo dashuri e treguar në këtë vepër, po i bën këto persona të kuptojnë se nuk janë vetëm. Vullneti i mirë, shpirti i madh krijon dhe realizon vepra të mëdha, jo për vete por për njerëz të veçantë e në nevojë. Ndaj dhe quhet “Shtëpia e Bamirësisë”, sepse është ndërtuar për të mirëpritur ata që kanë më së shumti nevojë për kujdes dhe dashuri, sikurse na ka mësuar e Lumja Nënë Tereza, emrin e së cilës e mbart Kisha Katedrale e Sapës.

image003

Në gusht të vitit 2012, erdhën misionaret e para “Motrat Karmelitane të Vogla të Bamirësisë”, të cilat shërbejnë në këtë shtëpi dhe jetojnë bashkë me anëtarët e kësaj shtëpie si një familje e vetme që ngrohet në dashurinë e Zotit dhe të bamirësisë. Bashkëjetesa e kësaj bashkësie është e mirëorganizuar në çdo detaj, duke filluar që nga kushtet bashkëkohore, rregulli dhe pastërtia, ambjentet e përshtatshme për të qëndruar bashkë, kapela për t’u lutur bashkë, në të cilën kremtohet çdo ditë edhe Eukaristia Shenjte, mikpritja e mysafirëve dhe vizitorëve që vijnë nga ana anës etj. etj.

Inaugurimi i Shtëpisë së Bamirësisë

image004Aktualisht shtëpia e bamirësisë përbëhet nga 9 anëtarë, prej të cilëve 2 janë motra, 4 gra janë të moshuara dhe një vajzë me emrin Regjina 22 vjeçe. Ndërsa dy fëmijë të moshës 13 dhe 11 vjeç, Pjetri dhe Fabiani, janë në një shkallë më të rëndë shëndetësore, ku nuk mund të flasin dhe as nuk mund të ecin, por ndodhen në karrocë. Shtëpia e Bamirësisë mbahet në këmbë nga ana financiare falë bamirësve që japin kontributin e tyre, ndërsa për nga ana e shërbimit, kujdesen besimtarët e famullisë së Shën Nikollit dhe më gjerë, kryesisht grupi i Legjionit të Marisë dhe të rinjtë vullnetarë që shërbejnë vullnetarisht sipas ditëve dhe orareve të caktuara. Në mënyrë që shërbimi të jetë sa më i rregullt, shpeshherë janë bërë takime formimi me të rinjët Vullnetar të Caritas-it, duke sjellë modelin më të mirë të shërbimit ndaj shtresave në nevojë, kryesisht përsonave me aftësi te kufizuara. Një grup i të rinjve ka pasur mundesinë të shohin nga afër funksionimin e Shtëpive të Bamiresisë ne Itali duke marrë një eksperience të mirë ndaj shërbimit.

Ky sallon bukurie po vazhdon çdo ditë e më tepër të zbukuroje qytetin dhe familjet tona, të cilat japin kontributin e tyre në shërbim të kësaj shtëpie. Po ashtu ndihmohet shumë edhe nga ana materiale, ku besimtarë të shumtë sjellin ofertën e tyre qoftë në vlerë monetare qoftë dhe në ushqimet e përditshme.

   Të gjithë i duan këto persona që për arsye apo për një tjetër janë bashkuar në këtë qendër të bamirësisë. Një kujdes shumë të veçantë e tregon bariu i tyre shpirtëror, Imzot Lucjan Avgustini ku pothuajse çdo ditë i viziton këto banorë dhe kujdeset për to mbi ecurinë shëndetësore dhe bashkëjetesën e tyre me njëri-tjetrin. Por nuk mund të mos përmendim edhe meshtarët, motrat seminaristat dhe shumë e shumë persona të tjerë, të cilët tregojnë kujdesin dhe dashurinë e tyre ndaj kësaj bashkësie bamirësie.

 Gjithashtu, Shtëpia e Bamirësisë është vizituar edhe nga personalitete të larta shtetërore dhe civile. Një ndër këto kanë qenë Ambasadori i Vatikanit, Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Ingles si dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, Zj. Odeta Nishani.

image010 image009 image008 image007 image005 image006 image002

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>