FUQIZIMI I EKONOMISË FAMILJARE

ekonomia_familjare

Në kuadër të fuqizimit të ekonomisë familjare, Caritas Sapa së fundi ka arritur të realizojë projektin pilot me titull “Fuqizimi i ekonomisë familjare”, ideuar dhe financuar nga vetë Caritas Sapa. Nisur nga kërkesat e shumta për ndihmë që dita-ditës vijnë pranë zyrës dëgjimore, stafi i Caritasit përzgjodhi 30 familjet përfituese të këtij projekti, familje të cilat përfshihen nga të gjitha famullitë e dioqezës dhe që janë më në nevojë, duke jetuar në kushte aspak të mira për një jetesë normale. Këto familje deri më tani kanë qenë të asistuara nga Caritasi me ndihma ushqimore.

Ky projekt koonsiston zbatimin e tij në fushën e blegtorisë, duke ju shpërndarë falas këtyre familjeve bagëti të trasha (lopë) dhe bagëti të imta (dele e dhi). Përveç kësaj ndihme, u dhuruan edhe makina mjelëse të një cilësie të lartë dhe me kushte standarte për të punuar. Është një ndihmë mjaft e madhe kjo për të gjitha familjet përfituese, qoftë në anën ekonomike po ashtu edhe në lehtësimin e punës së krahut dhe fitimit të kohës së humbur.

Falë këtij projekti, tashmë këto familje kanë filluar të integrohen me punën dhe djersën e tyre, duke i krijuar vetes një të ardhme më të mirë, gjë e cila çon përpara zhvillimin e biznesit familjar dhe rrit ekonominë familjare. Vetë familjet përfituese e vlerësojnë shumë këtë kontribut dhe iu shtohet shpresa se edhe këtu mund të punohet e jetohet.

“Mbetet detyrë e Caritasit që në të ardhmen të ketë vazhdimësi të projekteve të tjera për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të jetesës së banorëve të dioqezës së Sapës. Me këto projekte bëhet një punë konkrete dhe hapet vetëpunësimi që ndikon në zbutjen e varfërisë jo vetëm familjare por edhe shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>