FUQIZIM I EKONOMIS FAMILJARE PËR FAMILJET NË NEVOJË NË DIOQEZËN E SAPES

Në kuadër të projektit “Fuqizim i ekonomisë familjare” të financuar nga Renovabis dhe Porticus falë një strategjie pune për rimëkëmbjen e ekonomisë familjare, Caritas Sapa po implementon edhe në fushën e blegtorisë, si ndihmë dhe burim kryesor për të fuqizuar ekonominë familjare këtë projekt mjaft ambicioz. Ky projekt vjen nga Caritas SAPA edhe si përgjigje e shum problematikave që vete komuniteti i ka adresuar. Janë të ndryshme format dhe rrugët që vetë Caritasi ka gjetur për të ndihmuar familjet në nevojë përmes këtij projekti. Pas shpërndarjes së bagëtive të imta si dele, dhi, lop etj. Këtë vit Caritasi është përqendruar në “shpërndarjen e gicave” dhe të bazes ushqimore per to. Përmes këtij gjesti human e social, Caritasi kërkon të solidarizojë banorët- anëtarë të familjeve përfituese të këtij projekti, që të dinë të vlerësojnë punën e duarve të tyre, që me mund dhe djersë të jetojnë e të punojnë për veten dhe familjen e tyre.

Për të qenë sa më efiqent ky projekt, Caritas Sapa si fillim, përzgjolli fermen e cila duhet te plotesonte të gjitha kushtet standarte që përmban Agjencia e Kontrollit të Ushqimit. Janë të shumta familjet që përfituan nga ky projekt, duke krijuar kështu një rrjet bamirësie dhe solidariteti. Qëllimi është i qartë: Të krijohet një mundësi më tepër për këto familje që edhe pse ishin në listën e gjatë të Caritasit për t’u trajtuar me ushqimet e shportes së përditshme, të mund t’iu krijohet një strukturë e posaçme kompakte e solide e kujdesit për familjen që bashkë me ndihmën e Caritasit krijojnë mundësi vetëpunësimi me mbarështimin e derrave.
Ky veprim ka qenë i mirëpritur nga familjet përfituese, të cilat e kanë vlerësuar shumë këtë donacion të ofruar nga Caritasi, ku ky i fundit është angazhuar drejtpërdrejtë përmes punës intensive duke koordinuar më së miri shpërndarjen e të gjithë gicave bashkë me bazën ushqimore.
Siç thotë një fjalë e urtë: “Fillim i mbarë, gjysma e punës”. Edhe ky projekt bazohet për një fillim të mbarë, gjë e cila do lërë vend që në të ardhmen të ndërmerren nisma të tjera bamirësie për shumë familje në vështirësi ekonomike, të cilat nuk kanë një të ardhme pune.