“DUKE RESPEKTUAR RREGULLAT E LOJËS, MUND TË RESPEKTOJMË EDHE RREGULLAT E JETËS”

Në kuadrin e zbatimit të projektit “Qendrueshmeria e Caritaseve dioqezane” i financuar nga, Renovabis, Caritas Sapa po zhvillon disa trajnime me vullnetarët.

Në vazhdën e këtyre takimeve, pranë ambjenteve të Caritas Sapa, po zhvillohet formimi i radhës me vullnetarët për animacionin me fëmijët, ku për trajnues është punonjësia socioale Enkeljda Qama dhe animatorë të Caritasit Shqiptar. Enkeleda Çama, një njohëse e mirë e kësaj fushe, bashkë me ekipin po zhvillojnë formim të rëndësishëm për organizimin e kampeve me fëmijët e moshave të ndryshme. Kjo temë u prit me interes nga vullnetarët e Caritas Sapa. Formimi është dy ditor i mbushur me ligjërata, punë në grupe dhe programe animacioni. Është takimi i tretë që po zhvillohet për këtë vit.
Vlen të përmendim se në të gjitha këto takime formuese, tregohet një pjesëmarrje e gjerë e vullnetarëve të Caritasit, që tashmë janë pjesë e organigramës së kësaj zyre dhe me ndjenjën e tyre të humanizmit vihen në dispozicion dhe shërbejnë në çdo projekt që ndërmerr Caritas Sapa në të mirë të komunitetit.