DOM SIMON KULLI EMËROHET IPESHKËV I DIOQEZIT TË SAPËS

Dom Simon (1)

Avemus Episcopis

Emerimi i Ipeshkvit të Ri të Dioqezës së Sapës

Ipeshkvia e Sapës, lajmëron me gëzim se Shenjtëria e Tij Papa Françesku, sot me datën 15 qershor 2017 ka emëruar për Ipeshkëv të kësaj Dioqeze, Meshtarin Dom Simon Kulli

Lajmi u dha sot në orën 12.00 në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Vau-Dejës, në praninë e mbarë Klerit Dioqezan si dhe misionarëve laikë. Lajmi i emërimit të Ipeshkvit të ri është bërë i ditur në të njëjtën kohë edhe nga Salla e Shtypit të Vatikanit dhe nga Gazeta Zyrtare e Vatikanit Osservattore Romano.

Shpalljen zyrtare të Ipeshkvit të ri e bëri Nunci i Ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Charles John Brawn, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra.

Kështu, me emërimin e Dom Simon Kulli në krye të Ipeshkvisë së Sapës, Kishës Katolike në Shqipëri i shtohet një fletë e re në historinë e saj, duke shuguruar Ipeshkvin e parë shqiptar pas diktaturës komuniste. Me këtë ngjarje, sot gëzon mbarë kisha lokale, kombëtare, mbarë grigja e Sapës, e ndërsa jemi të sigurtë se gëzon në amshim edhe paraardhësi i tij, Imzot Lucjan Avgustini.