CARITAS SAPA NË NDIHMË TË FAMILJEVE TË VARFËRA QË JAN TË IZOLUARA NGA DËBORA NË FSHATRAT E THELLA TË DIOQEZËS

002

Gjatë dimrit por ne mënyrë të veçantë gjatë këtyre ditëve, kryesisht në zonat malore po kalojnë momente të vështira për shkak të kushteve atmosferike të motit që ka përfshirë të gjithë vendin dhe rajonin tonë. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Caritas Sapa ka shprehur gatishmërinë e tij për t’iu ardhur në ndihmë familjeve më në nevojë me ndihma konkrete si miell, ushqime, veshmbathje dhe batanije. Ekipi i punës i ngritur pranë Caritasit ka filluar shpërndarjen në terren të ndihmave, duke parë më nga afër situatën e kamofluar nga moti dhe temperaturat e ulëta, gjë të cilat kanë bërë që për shumë familje kjo situatë të mos përballohet nga ana e tyre. Përveç mbështetjes së vazhdueshme që familjet në nevojë kanë pasur, situata e krijuar ka qenë përparësi e punës së Caritasit në këtë fillim të këtij viti. Ndihma e parë është drejtuar drejt familjeve të cilat jan në varfëri të tejskajshme apo kanë të sëmurë, Caritas Sapa Falenderon të gjith ato qe kane kontribuar per tu ardhur ne ndihm familjeve ne zonat malore si dhe vullnetarët qe kan shprehur gatishmerin e tyre pa hezituar edhe perball temperaturave te ftohta te dimrit.