CARITAS DIOQEZAN SAPA ORGANIZOJ DREKEN E KRISHTLINDJES ME PËRSONAT ME AFTËSI NDRYSHE

krishtlindje01

Në kuader të festave të fund vitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe në vazhden e aktiviteteve të shumta që ka organizuar gjatë këtij viti, Caritasi Dioqezan i Sapes, organizoj një aktivitet human dhe festiv që kësaj radhe ua kushtoj përsonave me aftësi të ndryshme. Kjo ditë nisi me Meshën e Shenjte në Katedralen Shën Tereza e Kalkutës në Vau Dejes.
Menjëherë pas kremtimit eukaristik, Caritas Sapa kishte organizuar enkas për këta miq kaq të veçantë, një drekë festive e cila ishte shumë e larmishme dhe u kthye në një shfaqje sa humane aq edhe artistike.
Surprizat ishin të shumta për këta përsona të cilët gjatë kësaj feste u ndjenë me të vërtetë të vlerësuar dhe kaluan çaste të pa harruara.

krishtlindje02

Për tu vlerësuar edhe pjesmarrja e administratorit të Dioqezës së Sapës Dom Simon Kulli, i cili pasi i falenderoj për pjesmarrjen Ju uroj atyre Krishtlindjen.
Atmosferën në këtë drekë festive e zbukuruan muzika dhe këngët e bukura të kënduara me mjeshtëri nga nga artisti Bigj Alia i cili kishte ardhur enkas për këtë eveniment, por edhe animacioni i pregatitur nga vullnetarët e Caritasit Dioqezan të Sapës të cilët i japin jetë gjithë veprimtarisë bamirëse te Caritasit.
Momenti më i spikatur ishte shpërndarja e dhuratave nga babagjyshi i Vitit të Ri, për të gjithë përsonat me aftësi të ndryshme.

krishtlindje03
Me këtë aktivitet, Caritas Sapa tregoj edhe një herë shpirtin e humanizmit dhe të bamirësisë, ashtu sikurse eshtë dhe qëllimi kryesor në tërë veprimtaritë që organizon. Në fund të kësaj feste, të gjithë u larguan me mbresa dhe urime për njeri-tjetrin, por edhe me premtimin për t’i vazhduar takimet periodike edhe gjatë Vitit të Ri 2017.