BLEGTORIA SI NJË MUNDËSI REALE PËR ZHVILLIMIN E KOMUNITETIT NË ZONAT RURALE TË DIOQEZËS

002

Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore që herë pas here Caritas Dioqezan Sapa organizon në territorin ku ushtron veprimtarinë e tij, tjeter takim u mbajt në ambjentet e Dioqezës në Vau-Dejës, me një pjesë të komunitetit, që janë anëtarë të projekteve zbatuese në fusha të ndryshme.

Takimi u udhëhoq nga vetë drejtori i Caritasit, i cili foli mbi projektet ndihmëse në rimëkëmbjen e ekonomisë familjare, dhe ofroi mbështetjen maksimale nga ana e Caritasit. Gjatë pyetjeve dhe diskutimeve me vetë anëtarët, u hodhën ide të reja rreth mundësive të zhvillimit, potencialeve të mundshme dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore. Përveç kësaj, anëtarët përfitues të disa projekteve shprehin falenderimet e tyre të përzemërta për këtë dorë të ngrohtë dashurie që intitucioni bamirës tregon ndaj shtresave në nevojë.
Ndër projektet e shumëpërfolur dhe aktual është “Mbarështimi i bagëtive”, i cili është pika kryesore e mundësisë për zhvillim në fshatrat e dioqezës, duke pasë parasysh tokën që këto banorë disponojnë. Është ky projekt tashmë që ka filluar të zbatohet e do të ketë të ardhme, qoftë në zbatim qoftë edhe në zhvillim të vetëpunësimit. Lënë për të dëshiruar edhe kushtet stallore, por që Caritas Sapa, brenda mundësive që do t’i krijohen premton se do të vëjë dorë në rikonstruksionin e tyre.
Me projektet e ardhshme këto familje do kenë një mundësi më shumë për zhvillimin e ekonisë familjare. Caritasi qëndron gjithmonë afër familjeve në nevojë, që në një mënyrë apo në një tjetër u jep një dritë jeshile, një shpresë për të ardhmen.