AKTIVITET ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE

DSC_4242

Tashmë, përveçse traditë, takimi me personat me aftësi të ndryshme është dhe një ndër misionet që Caritas Sapa  realizon në shërbim të kësaj shtrese, e cila dita-ditës afirmohet brenda organit bamirës të Kishës.

Takimi i radhës është mbajtur në Vau-Dejës, në kishën nënë të Sapës, në Katedralen Shën Nënë Tereza. Duke qenë se muaji maj i kushtohet muajit të Zojës, ky takim solli risi, ku si fillim u recitua Rruzarja e Shenjtë e animuar nga Personat me Aftësi Ndryshe. Ishin mbi 100 persona të tillë që u mblodhen rreth trupores së Zojës së Lurdit, e cila ndodhet në oborrin e shtëpisë së bamirësisë. Së bashku me besimtarët e tjerë, secili i kërkuan Zojës hiret e bekimet e saj për shëndetin dhe jetën e tyre.

Atë që e bëri më të rëndësishëm këtë takim ishte kremtimi i Meshës së Shenjtë nga Administratori Dioqezan i Sapës, Dom Simon Kulli, i cili është ati shpirtëror që i ka ndjekur më nga afër personat me aftësi ndryshe që prej 14 vitesh. E që në krijim të kësaj ecjeje, ai ka treguar gjithmonë gatishmërinë, mbështetjen si dhe afërsinë për të qenë kudo me to dhe për to. Është fat që këto persona e kanë dhuratë këtë ecje pikërisht nga Caritasi Dioqezan i Sapes që çdo vit e më shum po merr permasa tëmëdha si levizje brenda Dioqezës.

003 (1)

001