FORMIMI I ANIMATORËVE TË RINJ NË DIOQEZËN E SAPËS

001

Një grup prej 25 të rinjësh nga Dioqeza e Sapës pas një kursi formimi intensiv të organizuar nga Caritas Sapa, kanë patur nderin dhe kënaqësinë të nderohen me çertifikatë vlerësimi nga Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli. Është ky projekt i financuar prej Caritasit si një mundësi e mirë për të rinjtë e të rejat që duan të jenë pjesë e aktiviteteve dhe animacioneve të ndryshme që do të organizohen nëpër famullitë e dioqezës. Vlerësohet fakti që këto të rinj tashmë pas formimit të duhur, do të jenë zyrtarisht të gatshëm për të krijuar dhe menaxhuar kampet e ndryshme verore apo edhe evenimente të tjera në famullitë ku ato jetojnë.

I gjithë kursi përgatitor ka qenë një trajnim i rëndësishëm me një program mjaft të detajuar dhe me formator profesionistë të Caritas-it Shqiptar. Edhe ipeshkvi i vendit, ka shprehur kënaqësinë dhe mbështetjen e tij të plotë për këtë projekt ku përfshihen të rinjtë të cilët e duan vendin e tyre, e duan të ardhmen e jetës së tyre në vendlindje.

 

 

 

Violeta  Marashi