“TI JE I ÇMUAR NË SYTË E ZOTIT”

001 (1)

Me këtë mesazh u zhvillua takimi i rradhes me PERSONAT ME AFTESI NDRYSHE, takim periodik që organizohet dhe është kthyer në tradite prej 15 vitesh nga Caritas Dioqezan Sapa dhe që kësaj rradhe e pati ndalesen në Famullinë “Shën Jozefi” Gjader. Kjo dite e vecante nisi që me organizimin dhe udhetimin drejt famullisë pritese nga disa famulli të Dioqezes se Sapes. Shenjteria e kesaj dite vazhdoj me rruzaren dhe Meshen të cilen e udhëhoqi Meshtari i ri i Dioqezës së Sapës, dom Zef Marku. Pas Meshes se Shenjte u shtrua dreka të cilen e kishin pregatitur me thjeshtesi dhe bujari nga Motrat e Shenjtes Roza Venerini, gratë dhe të rinjët e famullisë mikpritese të Gjadrit, qe gjithashtu kishin organizuar dhe nje aktivitet artistik me numra dhe surpriza teper interesante te cilat u mirëpriten dhe u duartrokiten gjate nga te pranishmit qe ishin te shumte. Në mbyllje te kesaj dite me te vertete e veçantë, personat me aftesi ndryshe u ndjene me te vertete te çmuar ne syte e Zotit, por edhe të vleresuar për sa i perket vëmendjes qe u kushtohet nga në pergjithesi nga Caritas Dioqezan Sapa dhe Famullitë e Dioqezës tonë.