TË LIRË PËR TË IKUR, TË LIRË PËR TË QËNDRUAR

001 (1)

Është ky titulli i projektit më të ri që Caritas Sapa po implementon kohët e fundit në Dioqezën e Sapës. Ndaj në kuadër të këtij projekti por zhvillohet formimi për të rinjtë që dëshirojnë të jenë Animatorë të famullisë, të cilët do të marrin pjesë në kursin e formimit dhe do të jenë të aftë në një të nesërme të jenë organizatorët e aktiviteteve, të kampeve verore, apo oratorë në famullitë e ndryshme të dioqezës së Sapës.  Formimi i parë është zhvilluar këtë fundjavë me pjesëmarrjen e 35 të rinjëve, të cilët do vazhdojnë edhe me formime të tjera  që do të zhvillohen në javët në vijm si dhe po trajnohen për të qenë sa më efikas në organizime të aktiviteteve të ndryshme që do të mbahen nëpër famulli.

Vlen të theksohet se aktivitetet me të rinjët po kthehen në prioritet nga Caritas Sapa dhe Dioqeza e Sapës, pasi është shumë e rendesishme ti nxisim ato që të jenë pjesë e aktiviteteve sociale – kulturore të ndryshme. Për këtë, duhet të krijohen deri diku edhe kushtet e nevojshme dhe formimi i duhur për formatorët dhe animatorët e tyre. Oratoret kampet dhe aktivitetet e ndryshme janë të rendesishme edhe per edukimin e të rinjëve dhe per rritjen e shendetshme te tyre.

Trajnuesit e këtij kursi janë animatorët të Caritasit Shqiptar të kryesuar nga Enkeleda Qama, të cilët duhen falenderuar që janë gjithmonë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në formimin e të rinjëve në kuadrin e animacionit.