CARITAS DIOQEZAN SAPA ORGANIZOJ FESTEN E KRISHTLINDJES ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE

48394837_1483899348409800_6342906310886948864_o

Në prag të festës së Krishtlindjes, Caritas Dioqezan Sapa zhvilloi festën tradicionale të Krishtlindjes me personat me aftësi ndryshe. Sipas traditës të krijuar tëshmë kjo festë startoi të shtunën e 22 dhjetorit, ku me pjesëmarrjen e shumë personave nga famullitë e dioqezës u bënë bashkëkremtues të kësaj feste kushtuar pikërisht personave me aftësi ndryshe. Dita e festës nisi me kremtimin e Meshës Shenjte në Katedralen “Shën Tereza e Kalkutës”  në Vau-Dejës. Në kremtimin e udhëhequr nga ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, gjatë fjalës së rastit ai theksoi që të më lejoni që në këtë Krishtlindje, të vendosem në mënyrë të veçantë edhe unë për të soditur foshnjën hyjnore krah për krah me  të sëmurët, me të varfërit si dhe të gjithë bijtë dhe familjet shqiptare në emigracion që vështirësitë e  ndryshme jetësore i kanë ndarë prej familjeve dhe të afërmve.

48402872_1483900215076380_7921797599554699264_o

Pas kremtimit të Meshës Shenjte, Caritas Dioqezan Sapa shtroi dhe drekën vëllazërore të përgatitur në mënyrëm më të mirë të mundshme, duke iu afruar personave me aftësi ndryshe një klimë mjaft kreative, festive dhe të larmishme nëpërmjet këngës dhe humorit. Këtë vit këngëtar Miranda Lekaj dhe Ivan Tanushi, të cilët përcollën momente mjaft të gëzueshme për të pranishmit. Gjatë këtij eventi shpirtëror dhe artistik nuk munguan edhe surprizat, nga vullnetarët e Caritasit, të cilët improvizuan babagjyshin e vjetër dhe babagjyshin e Vitit të Ri duke kaluar çaste të mrekullueshme. Edhe bariu i Sapës, Imzot Simoni gëzoi me të pranishmit gjatë drekës, ku pati momentin të bashkëndante edhe urimet e Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri 2019.Surpriza e fundit ishte dhe shpërndarja e dhuratave të përgatitura nga Caritas Dioqezan Sapa