CARITAS SAPA ORGANIZOJ AKTIVITETIN E RADHËS ME PERSONAT AFTËSI NDRYSHE

00

Caritas Dioqezan Sapa  organizoj takimin e radhës me Personat me Aftësi Ndryshe në Famullin “Zoja Rruzare” në Dajç të Zadrimës, ka qenë vendi mikpritës. Kjo shtresë tashmë janë pjesë aktive e jetës dioqezane, ku tregohet një vëmendje maksimale për kujdesin dhe mbështetjen për t’u integruar më lehtësisht në përditshmërinë e jetës së tyre, jo vetëm personale por edhe atë shoqërore dhe komunitare.

Takimi filloi me Rruzaren e Shenjtë në përgjigje edhe të Papa Franceskut, i cili na fton të gjithëvë që të lutemi me Rruzaren gjatë këtij muaji, dhe këto lutje i kushtohen kishës në mbarë botën. Menjëherë pas Rruzares, u kremtua Mesha e Shenjtë, qendra e bashkimit të çdo të krishteri, udhëhequr nga bariu i grigjës së Sapës, Imzot Simon Kulli, i cili në fjalën e tij të rastit falenderoi Zotin për dhuratën e jetës së këtyre personave, ku nëpërmjet institucionit bamirës të Caritasit dhe falë punës së vullnetarëve dhe bashkëpunimit të të gjithë atyre që ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre në ecjen vëllazërore, mundësohet kjo iniciativënë përkujdesjen e Personave me Aftësi Ndryshe.

Pas meshës, takimi vijoi edhe me drekën vëllazërore në një klimë mjaft festive, shoqëruar dhe me muzikë live, ku artista të zonës, japin kontributin e tyre falas në gëzimin e zemrave të Personave me Aftësi Ndryshe, duke krijuar kështu një kreativitet sa më social ashtu edhe kulturor.

Dreka u organizua nga Caritas Sapa, po vlen të përmendet mikpritja e famullitarit të kësaj famullie, dom Angjelin Krygja, i cili në bashkëpunim me motrat dhe të rinjtë e famullisë i dhanë ngjyra harmonie në çdo pikëpamje këtij takimi.

Ishin të pranishëm rreth 170  persona nga të gjitha famullitë e dioqezës, të cilët u shoqëruan nga famullitarët dhe motrat përgjegjës, si dhe familjarët e tyre. E kjo mënyrë bashkëpunimit tregon një zhvillim të shoqërisë shqiptare, duke i përfshirë Personat me Aftësi Ndryshe në sferat e jetës sociale, për t’iu bërë të mundur integrimin dhe mosdiskriminimin në shoqërinë apo vendin ku jetojnë.

Violeta Marashi