DREKË BAMIRËSIE PËR MIQTË E SHËN NËNË TEREZËS

02

Sot Kisha Katolike në mbarë botën kujton Shën Terezen e Kalkutës, bijën e popullit shqiptar, motrën e bamirësisë, nënën e të varfërve dhe tëpastrehëve, humanisten botërore.  “Unë jam shqiptare me gjak, indiane me shtetësi. Sapërbesimintim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas thirrjes sime, unë i përkas botës. Por, përsa i përket zemrës sime, i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit “. Kështu përkufizonte lajmëtarja e ndritshme Nënë Tereza. Dhe në këtë ditë të shënuar të saj, edhe Caritas Dioqezan Sapa solidarizohet me kishën duke kujtuar Shenjtëreshën Nënë Tereza nëpërmjet një dreke festive me “miqtë e saj” personat me aftësi ndryshe. Kjo drekë u mbajt pranë Caritasit, i cili kishte përmbajtjen e një dreke vëllazërore e shoqëruar me lutje, muzikë dhe përformancë interesante të përgatitur enkas për të pranishmit.

Aktiviteti u organizua nga Caritasi Dioqezan përmes bashkëpunimit edhe me famullitarët dhe motrat përgjegjës që shoqëruan miqtë e Nënë Terezes për të bashkëndarë gëzimin e kësaj dite.

Drejtori i Caritasit, u shpreh se është kënaqësi që ne si organizem i baritores sociale në Dioqezën e Sapës ofrojmë shërbimin për njerëzit më në nevojë, e në këtë rast për miqtë e Nënë Terezes, të cilëve ajo ua kushtoi gjithë jetën e saj. E pikërisht kjo përkujdesje është çelësi i bamirësisë, sado e vogël të jetë ajo.