KAMPIONATI DIOQEZAN I FUTBOLLIT

DSC_18150

Nën moton, “Sporti instrument i mirë i edukimit”, që prej një jave, Caritas Dioqezan Sapa organizoi kompeticionin e radhës, Kampionatin dioqezan të futbollit për moshat 10-13 vjeç. Me pjesëmarrjen e 10 famullive, ky kampionat u zhvillua në parametrat bashkëkohore të lojës, ku skuadrat u ndeshën me njëra-tjetrën duke eliminuar kështu skuadrat më të dobëta deri sa arritën në ndeshjen finale. Finalja u ndesh mes skuadrave të famullisë së Shën Nikollit Vau Dejës dhe famullisë së Shën Palit Hajmel -Nënshat. Pas një loje të mrekullueshme mes këtyre dy skuadrave, fituese u shpallskuadra e Vau Dejësit, e cila u nderua me kupën Imzot Lucjan Avgustini. Ishte pikërisht ky kampionat dedikuar ish- ipeshkvit të Sapës, Imzot Lucjan Avgustinit. Nga ana tjetëredhe ipeshkvi i vendit, imzot Simon Kulli, vlerësoi shumë këtë aktivitet, ku Caritasi mundohet që të dhurojë vlerat e edukimit për brezat e rinjë edhe nëpërmjet sportit. Përveç ipeshkvit , meshtrëve të shumt mes autoriteteve ishin edhe përfaqësues të pushtetit lokal që ndoqën këtë event sportiv. Vlen të përmendet se në këtë kampionat ku u luajtën ndeshjet, e rëndësishme është edhe ana miqësore që u shfaq mes fëmijëve, gjë e cila tregon vlerat humane dhe njerëzore që kisha është munduar ti edukojë gjithmonë me këto ndjenja. Në fund të takimit, imzot Simon Kulli i dhuroi kupën e kampionatit skuadrës së Hajmel-Nënshatit dhe bashkë me të edhe mesazhin për të qënë gjithmonë përçues të dashurisë, paqes dhe mirësisë dhe ti transmetojmë këto vlera edhe tek të tjerët në çdo event ku ne bëhemi aktorë dhe promotorë.  Meritë e veçantë ju takon ekipit organizator, drejtorit të Caritasit, z. Nikolin Lekaj, dhe stafit te tij, të cilët me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur u japin jetë eventeve të ndryshme në dioqezën e Sapës.