Tenderim Gica

logo_caritas_sapa

Projekti: Mbështetje e familjeve në zhvillimin e Blegtorisë

Financuar nga:  RENOVABIS dhe PORTICUS

Afati aplikimit nga :   27 prill 2017 ora 09 : 00 – 05 maj 2017  ora 12:00

Vendi: Vau Dejës

 

Caritas-i Dioqezan Sapa, në kuadër të programit Qendrueshmeri  e Caritaseve Dioqezane në Shqiperi  me fonde të Renovabis dhe Porticus, fton tregtuesit e gjësë së gjallë (blegtori) që disponojnë derra (gica) të dërgojnë ofertat e tyre sipas specifikimeve më poshtë:

 

 

Kriteret e pranimit:

 

  1. Derrat (gicat) duhen të jenë të vaksinuar dhe të kontrolluar nga shërbimi  veterinar
  2. Ofruesi të garantoje cilësi dhe përpikeri në kryerjen e detyrës.
  3. Gicat të jenë nga 10-14 kg për krerë.
  4. Numri i krerëve 60-65.
  5. Çmimi të jetë konkurues.

_____________________________________________________________

 

KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT

 

Ofertuesi duhet të dorëzojë:

Oferta të jetë e vulosur dhe firmosur nga titullari.

 

Një dokument të lëshuar nga Qendra Kombetare te Regjistrimit që vërteton se (subjekti juaj):

nuk është në proces falimentimi.

 

Dokument që verteton  lejen e ushtrimit të aktivitetit (QKL)

 

Vetdeklarim:

 

*nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,

*nuk është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, që lidhet me aktivitetin  profesional.

 

Te interesuarit të dergojne oferten e tyre në zarf të mbyllur prane zyrave të Caritas Dioqezan Sape me adrese: Sheshi Nënë Tereza, 4008 Vau Dejës.

Cel: +355672046466      Tel 35526120176
Email: caritas_sapa@hotmail.com