KAMPI VEROR ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE

kampi_veror

Në kuadër të kampeve verore që Caritas Sapa po organizon gjatë kësaj vere të nxehtë, tjetër takim miqësor, argëtues dhe pushues u zhvillua keto dit. Këtë radhë pjesë e këtij kampi ishin Personat me Aftësi Ndryshe të Qendrës Këshillimore Ditore pranë Caritas Dioqezan Sapa, të cilët janë pjesë e shërbimeve të ofruara nga kjo qendër. Personat me aftësi ndryshe ishin pjesë e kampit ditor të zhvilluar në Shëngjin. Të ndihmuar nga vullnetarët e Caritasit, kampi ditor pati një aktivitet të larmishëm me lojra të ndryshme në ujë dhe në rërë, lojëra zbavitëse dhe mjaft argëtuese për Përsonat me Aftësi Ndryshe. 

Ky kamp ishte shumë mbresëlënës për pjesëmarrësit për arsye se shënoi një surprizë të këndshme për të gjithë ku u vizitua nga prania e Nuncit Apostolik, imzot Ramiro Moliner Ingles, ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, si dhe Administratori Dioqezan i Sapës dom Simon Kulli. Autoritet e kishës u bënë një me personat me Aftësi Ndryshe, duke iu ofruar dashuri, buzëqeshje dhe qëndrim së bashku me to. Ishte vërtetë një surprizë e këndshme dhe kënaqësi e madhe, ku fëmijët janë ndjerë shumë mirë në shoqërinë e tyre dhe të vullnetarëve. Gëzimi iu lexohej në sytë dhe buzëqeshjet e tyre.