PËRMBYLLJA E KAMPIT VEROR

13767295_877842702348804_8308417391181499562_o

Aventura e Kampit Veror për fëmijët këtë fundjavë ka shënuar përmbylljen e tij. “Unë jam me Ju!” Kjo ishte dhe motoja e këtij kampi dedikuar edhe bariut tonë të dashur, Imzot Lucjan Avgustinit, i cili edhe pse prania e tij fizike ka munguar, kemi qenë të sigurt se lart nga qielli ai ka qenë shpirtërisht me ne gjatë gjithë këtij aktiviteti.

Pas 10 ditëve mësimi, argëtimi dhe zbavitje të angazhuara dhe mjaft intensive, dita e përmbylljes ka qenë e shoqëruar me mjaft surpriza duke shijuar së bashku muzikë, lojëra e kërcime, gjëra të cilat e kanë bërë këtë ditë të gëzueshme dhe të paharrueshme për të gjithë fëmijët që kanë qenë pjesë e këtij kampi.
Është Caritas dioqezan Sapa dhe Famullia e Shën Nikollit Vau Dejes, i cili për të pestin vit radhazi organizon kete kamp veror mjaft argëtues dhe edukativ, duke ofruar ofruar kështu një mundesi ndryshe për fëmijët për të kaluar ditet e veres. Mbylljen e aktivitetit të kampit veror e ka përshëndetur edhe Administratori Dioqezan i Sapës, d. Simon Kulli, i cili me falenderimet e përzemërta drejtuar Caritasit si organizator i suksesshëm dhe sponsorizues i këtij evenimenti, ka përshendetur edhe 300 fëmijët që iu përgjigjen pozitivisht pjesëmarrjes, e njëkohësisht iu ka uruar pushime sa më të bukura gjatë ditëve të verës.
Edhe Administratori Dioqezan i Sapes dom Simon Kulli, falenderoi stafin dhe animatorët për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e ditëvë të kampit, dhe premtoi se dyert e Caritasit dhe të Famullisë do të jenë gjithmonë të hapura për të gjithë të rinjtë, fëmijët duke iu ofruar dhe mbështetur në çdo aktivitet argëtues dhe formues.