UNË JAM ME JU

kampi_veror

KAMPI VEROR 2016

Caritas Sapa në bashkëpunim me famullinë “Shën Kolli” në Vau-Dejës kanë filluar kampin veror për fëmijët nga mosha 6 – 14 vjeç me moton “Unë Jam me Ju”. Ky kamp po zhvillohet pranë ambjenteve të kësaj famullie. Stafi i Caritasit bashkë me animatorët vullnetarë të Caritasit janë në shërbim të plotë për mbarëvajtjen sa më mirë të këtij aktiviteti, i cili ka për qëllim që gjatë pushimeve verore fëmijët të kenë mundësi për t’u marrë me aktivitet të lira dhe rekreative, të shoqërohen me grupmosha të ndryshme të fëmijëve, si dhe rritjen e vlerave edukuese dhe argëtuese. Gjithashtu kjo ndihmon edhe në largimin e disa fëmijëve nga rrugët e qytetit dhe të mund të vjelin vlerat pozitive të jetës.
Që prej ditës së parë pjësëmarrja e fëmijëve në kamp rezulton e madhe, ku ofrohen rreth 300 fëmijë dhe bashkë me to do të punojnë 30 animatorë.
Në fund të përmbylljes së kampit do të organizohet një ceremoni ku do të ekspozohen puna e fëmijëve gjatë këtij kampi.