Formimi i vullnetarëve të Caritasit

forcimi_i_vullnetareve01

Në kuadrin e zbatimit të projektit “Qendrueshmeria e Caritaseve dioqezane” i financuar nga, Renovabis, Caritas Sapa po zhvillon disa trajnime me vullnetarët.

Në vazhdën e këtyre takimeve me datën 25 qershor 2015, pranë ambjenteve të Caritas Sapa, u zhvillua formimi i tretë me Vullnetaret mbi Emergjencat civile, ku pati për relatore punonjësen sociale të Caritasit Shqiptar, Enkeleda Çama, një njohëse e mirë e kësaj fushe. Kjo temë u prit me interes nga vullnetarët e Caritas Sapa, të cilët morën si angazhim studimin e territorit të dioqezës ku do të ndërtohet dhe një hartë mbi terrenet ku mund të jenë më të rrezikuara nga rrisqet natyrore. Formimi ishte një ditor i mbushur me ligjërata, punë në grupe dhe informacione. Është takimi i tretë që u zhvillua, ku theksojmë se, takimi i parë u mbajt me temë: “Rëndësia e vullnetarizmit në Kishë” mbajtur nga Vikari Gjeneral i Sapës, Dom Simon Kulli,  dhe vullnetarja nga Italia Rosela Veronesi; Takimi i dytë iu kushtua temës: “Roli i vullnetarizmit në shoqëri” me relatore Prof. Marina Ndrio, Pedagoge e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

forcimi_i_vullnetareve02

Vlen të përmendim se në të gjitha këto takime formuese, tregohet një pjesëmarrje e gjerë e vullnetarëve të Caritasit, që tashmë janë pjesë e organigramës së kësaj zyre dhe me ndjenjën e tyre të humanizmit vihen në dispozicion dhe shërbejnë në çdo projekt që ndërmerr Caritas Sapa në të mirë të komunitetit.

forcimi_i_vullnetareve03