KAMPIONATI I SHAHUT ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE

kampionati_i_shahut

Pas kampionatit të volejbollit për vajzat, një tjetër veprimtari iu shtua jetës dioqezane të Sapës. Për herë të parë, sektori i aktiviteteve sportive pranë Caritas Dioqezan Sapa organizoi Kampionatin e Shahut midis personave me Aftësi Ndryshe. Implementimi i këtij lloj sporti është tashmw pjesë e programit të Caritasit që koonsiston në progresin dhe zhvillimin e të gjitha lojërave sportive për këto persona.

kampionati_i_shahut03Kampionati u zhvillua pranë sallës sportive të Caritasit me pjesëmarrjen e 12 personave me Aftësi Ndryshe në prani të Ipeshkvit Imzot Lucjan Avgustini dhe meshtarëve. Lojërat u monitoruan nga katër shahistë njohës të mirë të këtij sporti, ku përmes vlerësimit të lojës së secilit lojtar nxorën dhe fituesin, i cili ishte Hysni Hoxha nga qyteti i Pukës. Personat me aftësi ndryshe dhuruan lojëra të bukura dhe me fantazi gjatë gjithë kampionatit. Aktiviteti u pasqyrua dhe në median vizive lokale, po ashtu dhe ne media te shkruara.

Qëllimi i këtij kampionati ishte përfshirja masive e këtyre personave për t’u aktivizuar edhe në këtë lojë të bukur dhe të mençur e cila preferohet nga të gjithë moshat. Ky kampionat shënoi vetëm një fillim, apo më saktë shënoi faqen e parë të këtij sporti, dhe me bindje mund të themi se do të pasohet edhe më gjerë që të shënohen edhe faqe të tjera në historinë e Caritasit për personat me Aftësi Ndryshe.

kampionati_i_shahut02