KAMPIONATI I VOLEJBOLLIT PËR VAJZA

voleyball

Mbështetja e aktiviteteve sportive dhe promovimi i tyre kryesisht tek të rinjtë, për Caritas Dioqezan Sapa janë gjithmonë në qendër të vëmendjes për t’i mbështetur dhe realizuar ato. Aktiviteti i radhës ishte Kampionati i Volejbollit për Vajzat, i cili u organizua për herë të parë në nivel dioqezan për këtë lloj sporti. Kampionati u zhvillua në famullinë “Zoja e Papërlyer” – Pukë, nën kujdesin e Caritasit dioqezan dhe famullitarit të kësaj famullie Dom Giovanni Fiochi, i cili priti mysafirët e këtij aktiviteti sportiv.

voleyball02

Kanë qenë të rinjtë e famullive të ndryshme të dioqezës të ndarë në 8 skuadra që janë bërë pjesë e kësaj gare. Gara ishte e fortë ku secila skuadër u paraqit me një lojë dinjitoze. Por sigurisht që në garë parashikohet të dalin edhe “fituesit edhe humbësit”. Ndaj pas ndeshjeve të zhvilluara mes skuadrave, ky kampionat u finalizua me fitues skuadrën e Vajzave të Famullisë “Zoja e Papërlyer” – Pukë, vendi i cili ishte dhe mikpritës i këtij kampionati.

voleyball03

Nëpërmjet këtij kampionati u përcoll edhe mesazhi që të gjithë të bëhemi pjesë e mbështetjes dhe angazhimeve të sporteve të ndryshme, në mënyrë që të kemi një shoqëri ku promovohen normat e jetës, vlerat sportive, argëtuese dhe shoqërore, si dhe të kemi konkretisht një rini që din të mbrojë jetën duke qëndruar larg veseve dhe fenomeneve që mbartin të keqen dhe t’i hapë rrugë të mirës së përbashkët.