Vullnetarizmi si nje nga shtyllat kryesore të përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit të dioqezës së Sapës

vullnetarizmi_caritassapa

Përfshirja e vullnetarëve në veprimtarinë e Caritas-it dioqezan Sapa, është e një rëndësie të veçantë dhe me një ndikim të madh për realizimin e këtyre veprimtarive. Fusha ku kryesisht këto vullnetarë ushtrojnë veprën humane të “vullnetarizmit” është shërbimi social dhe kujdesi ndaj Personave me Aftësi të Kufizuara. Ato me pak angazhim dhe punë vullnetarë dëshirojnë që t’ua bëjnë jetën më të lumtur njerëzve prej të cilëve rrethohen, dhe njëkohësisht vendin e tyre ta bëjnë një vend më të mirë. Të qenurit vullnetar është një zgjedhje e lirë personale që reflekton ndjeshmërinë për të ndihmuar të tjerët.
Për Caritas Dioqezan Sapa, që nga krijimi i tij ky grup vullnetarësh ka qene një prioritet i rëndesishëm dhe shtyllë kryesore për mbarëvajtjen e çdo veprimtarie që është vepruar në fushën sociale për komunitetin. Nisur nga interesimi dhe deshira e këtyre të rinjëve, të cilet zgjedhin të kontribuojnë me punën e tyre bamirëse në shoqëri dhe janë gjithmonë të gatshëm të vihen në shërbim të komunitetit, Caritasi dioqezan herë pas here zhvillon takime të ndryshme për rekrutimin dhe formimin e vullnetarve në mënyre që këto te kenë një nivel më të lartë të angazhimit dhe shërbimeve në komunitet. Gjatë këtyre takimeve nëpërmjet trajnuesve dhe referuesve ekspertë të fushave të ndryshme, është realizuar një formim efikas dhe i domosdoshëm për të vepruar në terren. Vullnetarizmi ka qënë dhe do të mbetet gjithnjë pjesë e përgjigjes tonë ndaj nevojave të shoqerisë, ndaj nevojave të individëve të grupeve vulnerabël.
Vullnetarët e vertetë janë deshmitarë të bamirësisë, punëtor të paqes, artizanët e drejtësisë dhe solidaritetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>